Rubio: SHBA-ja nuk është e përfshirë në sulmet kundër Iranit

Nga A2 CNN
13 Qershor 2025, 09:21 | Bota
Rubio: SHBA-ja nuk është e përfshirë në sulmet

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio tha se nuk kishte përfshirje ose ndihmë të Shteteve të Bashkuara në sulmet e Izraelit ndaj Iranit.

“Sonte, Izraeli ndërmori veprime të njëanshme kundër Iranit. Ne nuk jemi të përfshirë në sulme kundër Iranit dhe prioriteti ynë kryesor është mbrojtja e forcave amerikane në rajon”, tha Rubio, sipas deklaratës zyrtare të Shtëpisë së Bardhë në X.

Izraeli ka nisur sulme të papara ndaj Iranit, duke synuar programin e tij bërthamor dhe udhëheqësit e lartë ushtarakë në një sulm që kryeministri Benjamin Netanyahu tha se do të zgjasë.

Udhëheqësi suprem i Iranit paralajmëroi se Izraeli do të përballet me "ndëshkim të rëndë".

“Izraeli na njoftoi se ata besojnë se ky veprim ishte i nevojshëm për vetëmbrojtjen e tij. Presidenti Trump dhe Administrata kanë ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur forcat tona dhe mbeten në kontakt të ngushtë me partnerët tanë rajonalë. Më lejoni të jem i qartë: Irani nuk duhet të synojë interesat ose personelin e SHBA-së”, tha tutje Rubio.

Gjenerali Hossein Salami - komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, u vra në sulm. Ai ishte ndër figurat më të fuqishme të vendit.

Sulmi vrau gjithashtu gjeneralmajor Mohammad Bagheri - oficerin më të lartë ushtarak të Iranit.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se "Operacioni Rising Lion" “[Luani që ngrihet]” goditi impiantin kryesor të pasurimit të Iranit në Natanz, shkencëtarët bërthamorë dhe atë që ai e quajti "zemra e programit të raketave balistike të Iranit"./Kosovapress (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos