Rusët rrëzojnë me raketë Babagjyshin “perëndimor”, videoja provokuese nga Moska

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2024, 16:32 | Bota

Rusët rrëzojnë me raketë Babagjyshin

Një video e pabesueshme, në kohën më të papërshtatshme, është publikuar nga Rusia për ditët e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Këtë herë, rusët janë kthyer kundër Babagjyshit të Vitit të Ri, të cilin nuk ngurrojnë ta shfarosin, për të treguar urrejtjen e tyre ndaj gjithçkaje që ka të bëjë me Perëndimin.

Në video shfaqet Santa Claus-i me veshjen e tij të kuqe, duke fluturuar me slitën e tij mbi një qytet rus, duke pirë Coca Cola dhe duke mbajtur armë dhe raketa që kanë të stampuar simbolin e NATO-s, raporton A2.

Papritur, një raketë përplaset me slitën e tij dhe e bën copë-copë, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm, shkruan A2.

Incidenti ndiqet nga dhoma e operacioneve nga Ded Moroz, versioni rus i Santa Claus, i cili përgëzon sulmin me raketa duke thënë: “Objektivi u rrëzua. Ne nuk kemi nevojë për asgjë të huaj në botën tonë. Gëzuar Vitin e Ri!".

Megjithatë, duke qenë se dy ditë më parë u rrëzua avioni i Azerbajxhan Airlines në Kazakistan, zhvillim për të cilin azerët konsiderojnë si përgjegjës sistemet e mbrojtjes ajrore ruse, atëherë koha kur u publikua kjo video konsiderohet... mjaft e papërshtatshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos