"Thellojmë bashkëpunimin bërthamor,” Jinping dhe Orban përurojnë “epokën e re” mes dy vendeve

Nga Rosalba Bejdo
10 Maj 2024, 13:39 | Bota

Një  “udhëtim i artë” do të nisë në marrëdhëniet dypalëshe mes Kinës dhe Hungarisë. Këtë e tha presidenti Shi Xhinpin pas takimi që zhvilloi me homologun hungarez Viktor Orban në ndalesën e 3 dhe të fundit të turneut të tij te pare europian në 5 vite.

Nën udhëheqjen e Orban, Hungaria është bërë një partner i rëndësishëm tregtar dhe investimesh për Pekinin, në kontrast me vende të tjera të BE që po konsiderojnë të bëhen më paktë varur nga ekonomia e dytë më e madhe në botë.

Pas takimit, dy liderët folën për thellim të bashkëpunimit strategjik, përfshirë në industrinë bërthamore.

“Duam ta shohim këtë si një pikë të re nisjeje në marrëdhëniet dypalëshe dhe ta çojmë bashkëpunimin drejt një kanali të artë duke kaluar në një nivel më të lartë. Kjo ndër të tjera nënkupton se dy vendet do të zgjerojnë bashkëpunimin në industrinë bërthamore,” deklaroi Orban.

“Kina dhe Hungaria kanë qenë gjithmonë miq dhe partnerë të mirë, me përfitime reciproke, prandaj është e natyrshme të çojmë më tej nivelin e lidhjeve dypalëshe. dëshirojmë të nisim një udhëtim të artë së bashku dhe të zhvillohemi në nivele më të larta,” u shpreh lideri kinez.

Dy vendet do të cojnë përpara edhe projekte të rëndësishme si rindërtimi I hekurudhës, Budapest-Beograd.

Projekti 2.1 miliardë dollarësh shumica e të cilit financohet nga një kredi kineze, është pjesë e iniciativës “Një brez, një Rrugë, një plan ambicioz i nisur nga Shi një dekadë më parë, me synimin për të ndërtuar një infrastrukturë globale dhe rrjete energjetike qe lidhin Azinë me Afrikën dhe Europën.  

Hungaria dhe Kina nënshkruan 18 ujdi, pas takimit të dy udhëheqësve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos