Fituesja ukrainase e Eurovision, në listën e më të kërkuarve nga Rusia

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2023, 17:21 | Bota
Fituesja ukrainase e Eurovision, në listën e më të
Jamala

Ministria e Brendshme e Rusisë ka përfshirë këngëtaren ukrainase Jamala me origjinë tartare të Krimesë në listën e të kërkuarve, njoftoi uebfaqja Mediazona, duke cituar bazën e të dhënave të kërkuara të ministrisë.

Në bazën e të dhënave asnjëherë nuk përmendet se në cilin nen është ngritur çështja penale. Megjithatë, Jamala akuzohet për përhapjen e “lajmeve të rreme” për ushtrinë ruse. Ajo është në listën e të kërkuarve që nga mesi i tetorit.

Një gjykatë ruse kishte lëshuar një urdhër arresti në nëntor në mungesë të saj, shkruajnë mediat e huaja.

Në vitin 2016, Jamala, që përfaqësonte Ukrainën, fitoi Konkursin e Këngës në Eurovizion me këngën e saj për dëbimin e tatarëve të Krimesë gjatë epokës së Stalinit. Këngëtarja ka dënuar aneksimin e Krimesë që nga viti 2014. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos