Presidenti turk Tajip Erdogan tha nga Samiti i G20 në Brazil, se Rusia duhej të ndërmerrte hapa për të mbrojtur veten, pas vendimit të Ukrainës për të goditur Rusinë me raketa me rreze të gjatë veprimi. Sipas Erdogan, NATO duhet të shqyrtojë me kujdes deklaratën ruse për një kundërpërgjigje të pritshme. Erdogan tha po ashtu se Turqia duhet të mbajë marrëdhënie të mira me Rusinë dhe Ukrainën.
“Në kohët e fundit, armët që përdor Ukraina tregon se ku ka arritur kjo situatë, ku do të arrijë. Sigurisht, këto nuk janë zhvillime pozitive. Unë mendoj se kjo deklaratë e Rusisë është në radhë të parë një masë paraprake ndaj një qëndrimi kundër vetvetes, kundër armëve konvencionale. Dhe kundër këtij vendimi, veçanërisht këtij hapi të ndërmarrë nga Rusia, duhet të mendohet nga zyrtarët e NATO-s. Ky hap duhet të rishikohet nga zyrtarët e NATO-s. Përpara çdo gjëje, Rusia ka dhe duhet të ketë fuqinë, masat paraprake për të mbrojtur veten. Po kështu, si një vend i NATO-s, ne duhet të mbrohemi dhe të ndërmarrim hapa që do të mbrojmë veten tonë. Tani për tani, Ukraina është fqinji ynë, Rusia është e jona. Ne duhet të ruajmë marrëdhëniet dypalëshe me ta në këtë pikë”, tha Erdogan. (A2 Televizion)