Rusia ka filluar prodhimin masiv të strehimoreve lëvizëse kundër bombave, që mund të mbrojnë edhe kundër një sërë kërcënimesh të shkaktuara nga njeriu dhe fatkeqësitë natyrore, duke e përfshirë rrezatimin, ka thënë Instituti kërkimor i Ministrisë ruse të Emergjencave.
Streha “KUB-M”duket si kontejner transporti. Sipas Institutit shtetëror, streha mund të sigurojë mbrojtje kundër rrezatimit, copëzave e mbeturinave të raketave dhe zjarreve, si dhe mund të vendoset edhe në shtesën e ngrirë në veriun e Rusisë, raporton Reuters.
Njësia standarde mund të strehojë 54 persona, por mund të shtohen module shtesë, sipas Institutit. Instituti nuk e ka lidhur këtë lëvizje me ndonjë krizë aktuale, edhe pse njoftimi ka ardhur pikërisht pasi administrata e Bidenit ia ka aprovuar Ukrainës lëshimin e raketave amerikane me rreze të gjatë veprimit thellë në Rusi. (A2 Televizion)