Rusia nis hetimet për vdekjen e 9 të sapolindurve në 1 muaj

Nga Xhevahir Qardaku
13 Janar 2026, 15:12 | Bota

Rusia nis hetimet për vdekjen e 9 të sapolindurve në 1 muaj

Rusia ka hapur një hetim penal lidhur me vdekjen e 9 foshnjave të sapolindura brenda një muaji në maternitetin e Siberisë.

Komisioni Shtetëror i Hetimit theksoi se po shqyrton pistën e neglizhencës mjekësore dhe vdekjes së shkaktuar për neglizhencë. Por nuk sqaron se kush është nën hetim. Ekipet hetimore kanë sekuestruar të dhënat mjekësore në spitalin e qytetit Novokuzneck dhe po kryejnë teste forenzike për të përcaktuar shkaqet e vdekjeve.

Gjithashtu ka marrë në pyetje stafin lidhur me veprimet që kanë marrë ose që nuk kanë marrë. Guvernatori i Siberisë ka bërë me dije se doktori kryesor i spitalit është larguar nga detyra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos