Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë konfirmuar se një sulm me raketa ruse goditi një njësi stërvitore ushtarake, duke shkaktuar një numër të madh viktimash.
Forcat tokësore ukrainase thanë se tre anëtarë të personelit ushtarak janë vrarë dhe 18 të tjerë janë plagosur, shkruan A2.
Ushtria nuk tha se ku ndodhej fusha e stërvitjes, megjithëse një reporter lufte ukrainas, tha se ajo ndodhej në veri të Kievit, i cili kufizohet me Rusinë dhe Bjellorusinë.
Por, sipas Ministrisë së Mbrojtjes ruse, të vrarët janë afro 200 persona. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë publikoi një video të asaj që pretendoi se ishte një sulm nga një raketë balistike Iskander në një zonë të pyllëzuar, e cila përfshinte më shumë se 20 shpërthime. (A2 Televizion)