Ministria e Drejtësisë në Rusi ka dorëzuar ditët e fundit një mocion në Gjykatën e Lartë të vendit, përmes të cilit kërkon shpalljen e lëvizjes ndërkombëtare LGTB si ektremiste dhe për rrjedhojë ndalimin e aktiviteteve të saj.
Sipas burimeve, në mocion thuhet se lëvizja LGTB, herë pas here ka treguar shenja të aktivitetit ekstremist, përfshirë këtu nxitjen e mosmarrëveshjeve sociale dhe fetare.
Nëse Gjykata do të mbështesë këtë mocion atëherë, komuniteti LGBT në Rusi do të jetë lehtësisht i cenueshëm ndaj proceseve gjyqësore.
Shpallja e një individi apo grupi si ekstremist, është përdorur në të kaluarën nga autoritetet ruse kundër organizatave për të drejta të njeriut dhe grupeve opozitare sikurse ajo e Aleksei Navalnyt, aktualisht në burg.
Gjykata Supreme duhet të japë vendim për mocionin deri më 30 nëntor.
Rusia nën drejtimin e presidentit Putin e ka shtypur aktivizmin e komunitetin LGBT, të cilin ai e sheh si pjesë të sulmeve të Perëndimit ndaj vlerave tradicionale ruse. (A2 Televizion)