"Rusia po planifikon sulm në Poloni”, paralajmërimi i SHBA: Ushtarët rusë mund të kalojnë kufirin

Nga Erjon Dervishi
3 Korrik 2026, 19:31 | Bota

Rusia po planifikon një provokim të armatosur kundër Polonisë për të testuar vendosmërinë e NATO-s. Është ky paralajmërimi që Shtetet e Bashkuara i kanë përcjellë Varshavës, sipas raportimeve në shtypin polak.

Siç thuhet, sulmi mund të përfshijë goditjen e infrastrukturës kritike të Polonisë me raketa dhe dronë, e madje edhe ushtarë rusë që kalojnë kufirin në drejtim të territorit të NATO-s.

Burime të afërta me presidentin Karol Nawrocki thonë se qëllimi i sulmit të Moskës, që mund të ndërmerret brenda disa muajve, është të provokojë tensione dhe të ushtrojë presion ndaj aleatëve perëndimorë të Ukrainës për të pezulluar ndihmat ushtarake dhe financiare.

Shërbimet e sigurisë në Varshavë kanë pranuar se është i mundur një sulm konvencional, si një inkursion i vogël tokësor, të cilin Moska mund ta paraqesë si aksident.

Mundësi të tjera janë sulme me dronë ndaj centraleve elektrike apo bombardime të simuluara që mund të detyrojnë Poloninë të aktivizojë sistemet mbrojtëse.

Në skenarin më ekstrem, burimet e inteligjencës parashikojnë një sulm hibrid në rajonet kufitare.

Në një deklaratë të premten, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, akuzoi BE-në se po shndërrohet në një bllok ushtarako-ekonomik, duke shprehur shqetësimin e Moskës për investimet e mëdha në militarizim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos