Rusia provokon sërish, droni i saj hyn në një tjetër vend të NATO

Nga A2 CNN
13 Shtator 2025, 22:25 | Bota

Rusia provokon sërish, droni i saj hyn në një tjetër vend

Ministria rumune e Mbrojtjes deklaroi se hapësira ajrore e vendit u shkel nga një dron gjatë një sulmi rus ndaj infrastrukturës në Ukrainën fqinje.

“Avionët luftarakë zbuluan një dron në hapësirën ajrore kombëtare dhe e gjurmuan atë derisa u zhduk nga radari pranë fshatit Chilia Veche”, shtoi ministria.

Droni "nuk fluturoi mbi zona të populluara dhe nuk përbënte një kërcënim të menjëhershëm për sigurinë e popullsisë", thuhej në deklaratë, duke specifikuar se asetet janë gati të vendosen "për të filluar kërkimin për çdo mbeturinë nga avioni".

Pak ditë më parë Polonia raportoi shkeljen e hapësirës së saj ajrore nga 19 dronë rusë, 4 prej të cilëve u rrëzuan.

Rumania u bashkua me NATO-n më 29 mars 2004, si pjesë e një vale zgjerimi që përfshiu edhe disa vende të tjera të Evropës Lindore dhe Qendrore. Që nga ajo kohë, ajo ka qenë një anëtare aktive e aleancës ushtarake. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos