Rusia vazhdon kërcënimet: “Baza amerikane në Poloni shton rrezikun nuklear”

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2024, 14:26 | Bota

Rusia vazhdon kërcënimet: “Baza amerikane në Poloni shton

Ministri i Jashtëm rus tha se baza e re e mbrojtjes amerikane në veri të Polonisë do të çojë në rritjen e rrezikut nuklear dhe do të jetë në shënjestër të rusëve, në listën e këtyre të fundit për tu shkatërruar, nëse do të jetë e nevojshme.

Baza e mbrojtjes ajrore, që është hapur në qytetin e Redzikovo në bregun baltik, pjesë e kufijve të ruajtura nga NATO, u hap në 13 nëntor. 

“Ky është një provokim i drejtpërdrejte, një tjetër hap që destabilizon situatën, nxitur nga amerikanët dhe aleatët e tyre në aleancën e veri-atlantikut, në sferën e tyre strategjike”, tha zëdhënësja e ministrisë së Jashtme, Maria Zakarova.

Kjo sipas Moskës zyrtare, rrit edhe më shumë rrezikun për përdorimin e armëve bërthamore.

NATO ka ngritur mburojat e saj raketorë në Poloni, në Rumani ndërsa një anije amerikane është vendosur në bazën detare të Spanjës dhe një radar paralajmëruar në Turqi, sipas NATO. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos