Rusia vëzhgon nga afër me ushtarë, mblidhet komuniteti politik europian në Armeni

Nga Xhevahir Qardaku
4 Maj 2026, 10:15 | Bota

Udhëheqësit europianë janë mbledhur në Armeni për dy samite të paprecedentë në një vend që prej kohësh konsiderohet aleati më i ngushtë i Rusisë në Kaukazin e Jugut.

Simbolika për këtë vend me më pak se tre milionë banorë është e vështirë të mbivlerësohet; Armenia është anëtare e Unionit Ekonomik Euroaziatik të Presidentit rus Vladimir Putin, dhe Moska ka një bazë ushtarake në tokën armene, shkruan A2 CNN.

Sot më shumë se 30 udhëheqës europianë, përfshirë kryeministrat Edi Rama, Albin Kurti, si dhe kryeministri kanadez marrin pjesë në samitin e Komunitetit Politik Europian në kryeqytetin Jerevan. Armenia është shumë e varur nga Rusia për burimet e energjisë, raporton A2 CNN.

Ajo blen gaz rus me një çmim preferencial, gjë të cilën Putin e theksoi me kujdes kur kryeministri Nikol Pashinyan vizitoi Moskën më 1 prill.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos