
Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, ka vlerësuar veprimet ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, por ka përjashtuar mundësinë që aleanca të përfshihet në konfliktin rajonal.
Duke folur për televizionin gjerman ARD në Bruksel, Rutte u shpreh se është “shumë e rëndësishme” ajo që Shtetet e Bashkuara po bëjnë “së bashku me Izraelin” për të shkatërruar dhe degraduar aftësinë e Iranit për të zhvilluar kapacitete raketore bërthamore dhe balistike.
Megjithatë, ai theksoi qartë se NATO si organizatë nuk do të bëhet pjesë e konfliktit.
“Nuk ka absolutisht asnjë plan që NATO të përfshihet në këtë apo të jetë pjesë e tij,” deklaroi Rutte, duke shtuar se aleatë të veçantë mund të mbështesin përpjekjet e SHBA-së, por jo në emër të aleancës. (A2 Televizion)