Putin bisedë telefonike me Presidentin e Afrikës së Jugut, diskuton samitin me Trump në Alaska

Nga A2 CNN
18 Gusht 2025, 14:06 | Bota

Putin bisedë telefonike me Presidentin e Afrikës së Jugut,

Lideri rus Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Afrikës së Jugut, shkruajnë mediat e huaja.

Kjo bisedë telefonike mes dy liderëve vjen ndërsa udhëheqësit evropianë përgatiten të mblidhen rreth Presidentit Volodymyr Zelenskyy për takimin e tij me Donald Trump më vonë.

Kremlini tha se Cyril Ramaphosa "shprehu mbështetje për përpjekjet diplomatike që po ndërmerren për të arritur një zgjidhje paqësore të krizës ukrainase".

Po ashtu, Kremlini bëri të ditur se dyshja diskutuan edhe për rezultatin e samitit Rusi-SHBA të javës së kaluar në Alaska.

Kujtojmë se megjithë përpjekjet e Presidentit Donald Trump për gjetjen e një zgjidhjeje për konfliktin në Ukrainë, një marrëveshje paqeje nuk është arritur ende. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos