Samiti i NATO-s në Shqipëri mund të jetë i fundit, shmangen përplasjet me Trump

Nga Rosalba Bejdo
28 Prill 2026, 15:16 | Bota

NATO po shqyrton mundësinë për ti dhënë fund praktikës së mbajtjes së samiteve vjetore,  një lëvizje që mund të shmangte një përballje potencialisht të tensionuar me Presidentin amerikan Donald Trump. Këtë e thanë 6 burime për agjencinë e lajmeve Reuters, përcjell A2.

Administrata e Trump-it ka kritikuar vazhdimisht shumë nga 31 anëtarët e tjerë të aleancës së mbrojtjes, më së fundmi duke qortuar disa prej tyre për mosbashkëpunim në operacionet ushtarake kundër Iranit.Frekuenca e samiteve të NATO-s ka ndryshuar gjatë historisë 77-vjeçare të aleancës, por udhëheqësit e saj janë takuar çdo verë që nga viti 2021 dhe do të mblidhen këtë vit në kryeqytetin turk Ankara më 7 dhe 8 korrik.

Por disa anëtarë po bëjnë thirrje për të ngadalësuar ritmin, teksa kërkojnë më pak dramë dhe vendime më të mira. Një diplomat tha se samiti i vitit 2027, që do të mbahet në Shqipëri, ka të ngjarë të zhvillohet në vjeshtë dhe NATO po shqyrton mundësinë që të mos mbajë fare një samit në vitin 2028; vitin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA dhe vitin e fundit të plotë të Trump-it në detyrë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos