Nën sloganin “blloko gjithçka’’ , protestuesit në Francë paralizuan qarkullimin, dogjën kosha plehrash dhe u përleshën me policinë , në një shfaqje zemërimi kundër presidentit Emanuel Macron, establishmentit politik dhe planeve për shkurtimet në buxhet.
Dhjetëra mijëra forca të sigurisë të dislokuara rreth vendit zhvendosën me shpejtësi bllokadat, për të mundësuar lëvizjen e automjeteve. Gati 300 protestues u arrestuan. Shumë prej pjesëmarrësve kundërshtuan zgjedhjen e kryeministrit të ri nga Macron, aleatit të tij konservator Sebastien Lecornu, i cili mori detyrën të mërkurën mes krizës së rëndë politike të shkaktuar nga mosmarrëveshjet për borxhin.
Në Paris, policia hodhi gaz lotsjellës kundër të rinjve që bllokuan hyrjen e një shkolle të mesme, ndërsa zjarrfikësit larguan objektet e djegura nga një barrikadë. Policia tha se kishte ndaluar një grup prej 1 mijë protestuesish të hynin në stacionin e trenit të Gare du nord në qytet.
Manifestuesit e zemëruar i vunë flakën një autobusi në qytetin e Rennes, dhe sulmuan policinë me gurë.
Ministri i Brendshëm Bruno Retailleau paralajmëroi se grupe e ekstremiste të së majtës mund të infiltroheshin mes protestuesee, duke e bërë atë më të dhunshme. (A2 Televizion)