Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, ka mbajtur një konferencë për shtyp sot, pas 100 ditëve të para të rikthimit të Donald Trump në Presidencë.
Sipas mediave të huaja, Bessent ka folur për bizneset që po kthehen në SHBA, teksa ka thënë se udhëheqësit e biznesit kanë “hyrë në një pauzë” dhe shpjegon se administrata e Donald Trump po kërkon t’u japë atyre siguri të madhe”, përmes një projektligji.
"Mendoj se ka shumë mundësi që ta miratojmë këtë projektligj tatimor dhe se ky projektligj do të jetë shumë i fuqishëm për investimet vendase në SHBA", tha ai, shkruan A2 CN.
Bessent gjithashtu u bën thirrje udhëheqësve të biznesit që "të rikthejnë fabrikën e tyre", pra bizneset të pajisen me pajisje prodhuese.
"Mund të investoni në pajisjet e ndërtesën dhe ne do t’ju ndihmojmë", shton ai, shkruan A2 CNN.
"Kjo do të vazhdojë ta bëjë SHBA-në destinacionin më të madh për investimet vendase dhe të huaja", përfundoi Sekretari i Thesarit. (A2 Televizion)