Vritet vajza 12-vjeçare, nuk ndalen sulmet ruse mbi Kiev

Nga Erjon Dervishi
29 Prill 2025, 14:24 | Bota

Vritet vajza 12-vjeçare, nuk ndalen sulmet ruse mbi Kiev

Kievi është përballur me një breshri sulmesh me dron nga ana e Rusisë. Dronët kamikazë kanë shkatërruar infrastrukturën civile, përfshirë një ndërtesë banimi.

Sulmi plagosi një grua dhe i vuri flakën një qendre rekreative në verilindje të kryeqytetit, thanë zyrtarët ukrainas të martën.

Kreu i administratës ushtarake të Kievit, tha se sistemet e mbrojtjes ajrore u vendosën pak para orës 1 të mëngjesit sipas kohës lokale për të provuar të sprapsin sulmin. Shkalla e sulmit është e panjohur. Viktimë e sulmeve ka mbetur edhe një vajzë 12-vjeçare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos