Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i dërgoi sot urimet e tij kryeministrit të ri të Kanadasë, një vend me diasporën e dytë më të madhe ukrainase pas Rusisë.
Në një postim në rrjetin social ‘X’, ai thotë se “Ukraina i vlerëson thellësisht lidhjet tona të ngushta me Kanadanë dhe mbështetjen e palëkundur të popullit kanadez”.
Zelenksy shton se vendi i tij është mirënjohës për “udhëheqjen parimore” të Kanadasë në mbështetjen e Ukrainës, që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë tre vjet më parë, shkruan A2 CNN.
Udhëheqësi ukrainas përshëndet ndihmën ushtarake, financiare dhe humanitare, si dhe rolin e Kanadasë në vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.
“Jemi të bindur se partneriteti ynë do të bëhet vetëm më i fortë në ndjekjen tonë të përbashkët të paqes, drejtësisë dhe sigurisë”, shkroi Zelensky, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)