Sekuestrohen 55 milionë euro drogë në Holandë

Nga A2 CNN
19 Janar 2024, 17:53 | Bota

Sekuestrohen 55 milionë euro drogë në Holandë

Një sasi e madhe ketamine me vlerë dhjetëra milionë euro është zbuluar nga policia holandeze në një nga operacionet më të mëdha antidrogë në vend.

Dhjetëra kuti që përmbanin rreth dy tonë drogë u zbuluan në një magazinë në Googëeg, në Muiderberg, në lindje të Amsterdamit.

Për sasinë e drogës është arrestuar një 55-vjeçar, ndërkohë që vijon puna për gjetjen e personave të tjerë të përfshirë.

Sipas ligjeve holandeze, ketamina nuk është e paligjshme, por nuk mund të tregtohet ose ruhet pa regjistrim.

Policia vlerëson se droga e sekuestruar do të arrinte një vlerë prej 55 milionë eurosh nëse do të dilte në tregjet vendase.

Policia pretendon se tregtia e ketaminës shpesh shoqërohet nga forma të tjera krimi, si pastrimi i parave dhe mbajtja e armëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos