Serbia përgjoi aktivistët e gazetarët, raporti: Softuerë izraelitë për hakerimin e celularëve

Nga Rosalba Bejdo
16 Dhjetor 2024, 14:02 | Bota

Autoritetet serbe instaluan programe përgjimi në telefonët e dhjetëra gazetarëve dhe aktivistëve. Denoncimin e bën organizata “Amnisty International”, në një raport të publikuar të hënën e që citon të dhëna të forensikës digjitale dhe dëshmi nga aktivistë të hakeruar muajt e fundit.

Në dy raste, softuerë të siguruar nga kompania izraelite e inteligjencës Cellebrite DI Ltd. u përdorën për të zhbllokuar telefonët para hakerimit. Më pas, programi përgjues serb, i pagëzuar si “NoviSpy” nga Amnisty realizoi foto të fshehta të pajisjeve telefonike, kopjoi kontaktet dhe i kaloi ato tek një server i kontrolluar nga qeveria.  

Në shumë raste, aktivistët dhe një gazetar raportuan shenja të aktiviteteve të dyshimta në telefonët e tyre celularë menjëherë pas intervistave me policinë serbe apo autoritete të sigurisë.

“Një prej aktivistëve të intervistuar nga organizata për të drejtat e njeriut pretendon se kontaktet në celularin e tij ishin eksportuar menjëherë pas një takimi që kishte zhvilluar me zyrtarë të agjencisë për inteligjencën BIA”, shprehet Amnisty International. 

Ministria e Brendshme në Serbi, ajo e Punëve të Jashtme dhe BIA nuk u janë përgjigjur kërkesave për komente. Produktet e kompanisë izraelite Cellebrite janë përdorur gjerësisht nga agjencitë e sundimit të ligjit, përfshirë FBI për të zhbllokuar smartfonët e për t’i shftytëzuar ato si prova.

Sipas Amnesty, Serbia i kishte siguruar pajisjet izraelite si pjesë e një pakete më të gjerë që synonte të ndihmonte Serbinë të plotësonte kërkesat për integrim në Bashkimin Evropian.

Në një reagim, kompania tha se po hetonte pretendimet në raport dhe se nëse akuzat do të rezultojnë të verteta, do të përbënin shkelje të licensës për përdorimin e pajisjeve të saj.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos