SHBA futet në luftë, bombardon Iranin

Nga A2 CNN
22 Qershor 2025, 06:37 | Bota
SHBA futet në luftë, bombardon Iranin

Donald Trump thotë se SHBA ka përfunduar sulmet ndaj tre objekteve bërthamore në Iran, përfshirë Fordo, Natanz dhe Esfahanin.

“Kemi përfunduar me sukses të plotë sulmin tonë ndaj tre objekteve bërthamore në Iran, përfshirë Fordow, Natanz dhe Esfahan. Të gjitha avionët janë tashmë jashtë hapësirës ajrore iraniane,” shkroi ai në Truth Social.

Trump shtoi se një “ngarkesë e plotë bombash” është hedhur mbi Fordo dhe se të gjithë avionët janë në rrugë për t’u kthyer në SHBA.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos