SHBA “hap kufirin” për refugjatët, do të pranojë 4500 afrikano-jugorë të bardhë çdo muaj

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2026, 16:17 | Bota

SHBA “hap kufirin” për refugjatët, do të pranojë

SHBA synon të përpunojë 4500 aplikime për refugjatë afrikano-jugorë të bardhë në muaj, një shifër shumë më e lartë se kufiri i deklaruar i programit të refugjatëve nga presidenti Donald Trump. Për të mbështetur këtë përpjekje, në pronën e ambasadës amerikane në Pretoria po vendosen struktura të përkohshme, sipas një dokumenti kontraktual të qeverisë amerikane, raporton Reuters, transmeton A2 CNN.

Objektivi i ri, i përfshirë në një dokument të pa raportuar më parë të Departamentit të Shtetit, i datës 27 janar, sinjalizon një shtysë për të rritur pranimin e aplikantëve nga Afrika e Jugut, ndërkohë që aplikimet për refugjatë nga rajone të tjera janë kufizuar ndjeshëm. Trump ka deklaruar se SHBA do të pranojë vetëm 7500 refugjatë në total nga e gjithë bota në vitin 2026, ndërsa vitin e kaluar ishte diskutuar brenda administratës një kufi shumë më i lartë, prej 40 000 deri në 60 000. Deri më 31 janar, vetëm 2000 afrikano-jugorë të bardhë kishin hyrë në SHBA si refugjatë, sipas një programi të nisur në maj 2025, megjithëse ritmi është përshpejtuar muajt e fundit.

Megjithatë, ky objektiv ambicioz mund të përballet me vonesa administrative në Uashington, pasi javët e fundit janë pezulluar të gjitha udhëtimet e refugjatëve drejt SHBA-së, përfshirë edhe ato të afrikano-jugorëve të bardhë, sipas një zyrtari amerikan.

Departamenti i Shtetit nuk iu përgjigjën kërkesave për koment, ndërsa Shtëpia e Bardhë ia referoi pyetjet Departamentit të Shtetit. Dhoma e Tregtisë e Afrikës së Jugut në SHBA tha vitin e kaluar se mbi 67 000 persona kishin shprehur interes për t’u zhvendosur.

Trump urdhëroi ndaloi ardhjen e refugjatëve pas marrjes së detyrës në vitin 2025, si pjesë e politikës së tij kundër emigracionit të ligjshëm dhe të paligjshëm. Por disa javë më vonë, ai nisi një përpjekje për të sjellë në SHBA afrikano-jugorë të bardhë si refugjatë, duke pretenduar se ata përballeshin me përndjekje të dhunshme në një vend ku shumica e popullsisë është me ngjyrë. Qeveria e Afrikës së Jugut e ka hedhur poshtë këtë pretendim, ndërsa disa mbrojtës të të drejtave të refugjatëve e kanë kritikuar politikën e Trump. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos