SHBA konfirmon raundin e dytë të bisedimeve në nivel ambasadorësh mes Izraelit dhe Libanit

Nga A2 CNN
20 Prill 2026, 18:18 | Bota

SHBA konfirmon raundin e dytë të bisedimeve në nivel

Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar se Uashingtoni do të jetë mikpritës i raundit të dytë të bisedimeve në nivel ambasadorësh mes Izraelit dhe Libanit këtë të enjte. Lajmi bëhet i ditur nga korrespondentja e Al Jazeera, Zeina Khodr, e cila citon një zëdhënës të Departamentit të Shtetit.

Sipas zëdhënësit, SHBA-ja përshëndet angazhimin produktiv që nisi më 14 prill dhe do të vazhdojë të lehtësojë "diskutimet në mirëbesim" mes dy qeverive. Ky takim pason një armëpushim 10-ditor që hyri në fuqi të enjten e kaluar, duke shënuar një përpjekje të rëndësishme diplomatike për të zgjidhur konfliktin dhe për të forcuar sovranitetin shtetëror të Libanit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos