
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar ashpër ndaj kritikave në rritje, duke mohuar se administrata e tij është shtyrë drejt luftës me Iranin nga presioni i Izraelit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale këtë të hënë, Trump mori përgjegjësinë e plotë për nisjen e konfliktit, duke e cilësuar atë si një masë domosdoshmërie kombëtare.
Trump theksoi se vendimi i tij nuk erdhi si pasojë e bindjes nga kryeministri Benjamin Netanyahu, por nga bindja e tij e hershme personale, e përforcuar nga ngjarjet e 7 tetorit 2023.
"Izraeli kurrë nuk më bindi të hyja në luftë me Iranin, rezultatet e 7 tetorit i shtuan mendimit tim të përjetshëm se IRANI NUK MUND TË KETË KURRË NJË ARMË BËRTHAMORE," shkroi Presidenti. (A2 Televizion)