Udhëheqësi katolik në Izrael dënon dëmtimin e statujës së Jezusit në Liban

Nga A2 CNN
20 Prill 2026, 17:16 | Bota

Udhëheqësi katolik në Izrael dënon dëmtimin e
Kardinali Pierbattista Pizzaballa, Patriarku Latin i Jeruzalemit, shprehu të hënën "indinjatë të thellë dhe dënim të pakushtëzuar" për dëmtimin e një statuje të Jezu Krishtit nga një ushtar izraelit në Liban, duke thënë se ky akt "përbën një fyerje të rëndë për besimin e krishterë".

Ushtria izraelite konfirmoi të dielën se pamjet që tregonin një ushtar izraelit duke goditur me vare kokën e një statue të rrëzuar të Krishtit ishin origjinale, gjë që nxiti një valë dënimesh. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli ka nisur një hetim penal për veprimet e ushtarit. Ministri i Jashtëm, Gideon Saar, e përshkroi ngjarjen si "të turpshme" dhe kërkoi ndjesë "ndaj çdo të krishteri, ndjenjat e të cilit u lënduan".

Në një deklaratë nga Jeruzalemi, Asambleja e Ordinarëve Katolikë të Tokës së Shenjtë, e udhëhequr nga Pizzaballa, bëri thirrje për "veprime disiplinore të menjëhershme dhe vendimtare, një proces të besueshëm llogaridhënieje dhe sigurime të qarta se një sjellje e tillë nuk do të tolerohet dhe as nuk do të përsëritet". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos