SHBA "kursen" Tajvanin, përjashton nga tarifat mikroprocesorët

Nga Erjon Dervishi
4 Prill 2025, 15:08 | Bota

SHBA "kursen" Tajvanin, përjashton nga tarifat

Tarifat e SHBA pritet të prekin edhe Tajvanin i cili ka një suficit të madh tregtar me Shtetet e Bashkuara dhe po përballet me një tarifë prej 32% për produktet e saj. Por qeveria e Tajvanit njoftoi një ndihmë financiare në vlerë prej të paktën 288 miliardë dollarësh për kompanitë dhe industritë për t'u përballur me ndikimin e tarifave të SHBA-së. Tarifat e SHBA, nuk do të zbatohen për gjysmëpërçuesit, një eksport kryesor tajvanez i çipave.

Duke folur në një konferencë shtypi në Taipei, Kryeministri tajvanez përsëriti faktin se qeveria i konsideroi tarifat si të paarsyeshme, duke thënë se do të siguronte 88 miliardë dollarë për të ndihmuar kompanitë e prekura, me sektorët e elektronikës dhe çelikut ndër ata që janë prekur më keq. Presidenti shtoi se ai i kishte kërkuar Zyrës së Negociatave Tregtare të Tajvanit që të bisedonte me Shtetet e Bashkuara në përpjekje për të pakësuar ndikimin e tarifave.

Tajvani, për të cilin Shtetet e Bashkuara janë mbështetësi më i rëndësishëm ndërkombëtar i ishullit përballë presionit në rritje kineze mbi pretendimet e sovranitetit të Pekinit, nuk ka njoftuar ndonjë tarifë hakmarrëse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos