
Rusia ka paralajmëruar për mundësinë e një sulmi të ri ndaj Kievit, ndërsa zyrtari i lartë rus i sigurisë, Sergei Shoigu, deklaroi se Moska është e gatshme të godasë kryeqytetin ukrainas “në çdo moment”.
Sipas medias shtetërore ruse RIA, Shoigu tha se autoritetet ruse kanë paralajmëruar më herët diplomatët dhe shtetasit e huaj që të largohen nga Kievi për shkak të rrezikut të sulmeve të reja.
“Ne e bëmë këtë paralajmërim seriozisht dhe me qëllim, sepse kjo mund të ndodhë në çdo moment”, deklaroi Shoigu para gazetarëve.
Më herët, Ministria e Jashtme e Rusisë kishte njoftuar se një valë e re “sulmesh sistematike” që synojnë “qendrat e vendimmarrjes dhe postet komanduese” do të godasë Kievin, duke u bërë thirrje ambasadave dhe shtetasve të huaj të largohen sa më shpejt nga qyteti. (A2 Televizion)