Reshjet e ditëve të fundit, të shoqëruara me përmbytje, kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë dhe shtëpi në Dakotën e Jugut, duke përfshirë këtu dhe shembjen e një ure shumë të rëndësishme.
Lumi Siuksi i Madh pati prurje të shumta brenda pak orësh dhe dëmi në urë ishte i pashmangshëm. Kjo ishte deklarata e guvernatorit Kristi Noem, i cili premtoi gjithashtu se situata do të merrte zgjidhje shpejt, teksa u angazhua për asistencë për të gjithë personat e prekur nga përmbytjet.
Shembja e urës hekurudhore të Burlingtonit në Santa Fe, një lidhje thelbësore për transportin e mallrave, do të ketë pasoja të rëndësishme për shumë muaj. (A2 Televizion)