Një tragjedi është shënuar në shtetin amerikan të Maryland në Shtetet e Bashkuara. Ura 2.57 km e gjatë, Francis Scott Key në Baltimore, u shemb në orët e para të së martës pasi një anije e madhe kontejner u përplas me të.
Autoritetet vlerësojnë se mund të ketë të vdekur e të plagosur, teksa të paktën 20 vetë dhe një sërë automjetesh besohet të kenë rënë në ujë. Një video live e postuar në rrjetin social YouTube tregoi anijen teksa godiste njërën prej kolonave të urës, dhe më vonë momentin kur ajo shembej mbi lumin Patapsco.
Autoritetet lokale e përshkruan ngjarjen si një incident me pasoja fatale, dhe thanë se një operacion i madh kërkimi po zhvillohet në lumë. (A2 Televizion)