Shenjë hakmarrjeje? Fregata ruse qëllon jahtin britanik në Kanalin Anglez

Nga Erjon Dervishi
16 Qershor 2026, 20:02 | Bota

Shenjë hakmarrjeje? Fregata ruse qëllon jahtin britanik në

Marinarët në bordin e një fregate ruse qëlluan me armë paralajmëruese drejt një jahti civil në Kanalin Anglez. Kështu bën me dije Agjencia Ndërkombëtare e lajmeve Reuters.

Jahti i ishte afruar fregatës më parë, tha një person i njohur me incidentin për Reuters. Arsyet e të shtënave mbeten të paqarta.

Ministria Britanike e Mbrojtjes nuk ka komentuar ende. Të dielën, ushtria britanike hipi në një anije cisternë nafte të flotës ruse në hije në Kanalin Anglez, e cila është e sanksionuar. Ishte operacioni i parë i këtij lloji, që synonte ndërprerjen e të ardhurave ruse nga nafta, të përdorura nga qeveria në Moskë për të financuar luftën e saj në Ukrainë.

Të hënën, marina njoftoi se dy anije britanike kishin ndjekur fregatën ruse "Admiral Grigorovich" në Kanalin Anglez, në perëndim të Brestit në Francë. Sulmi i fundit mendohet se është një hakmarrje ruse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos