Sherri për kujdestarinë, nëna digjet së bashku me 4 fëmijët

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2024, 08:40 | Bota

Sherri për kujdestarinë, nëna digjet së bashku me 4

Një tragjedi është regjistruar, ditët e fundit, në Missouri të SHBA-së, ku një nënë iu mori jetën 4 fëmijëve të saj dhe vetes duke i vënë zjarrin banesës ku ata jetonin.

Mendohet se 39-vjeçarja Bernadine Prusner e ndërmori këtë akt të rëndë për shkak të mosmarrëveshjeve dhe betejave ligjore që ajo kishte me baballarët e fëmijëve për kujdestarinë.

Nga zjarri humbën jetën binjaket 9-vjeçare Eli dhe Ivy, 5-vjeçari Jackson dhe Millie 2 vjeç, teksa fqinjët e konsideronin gruan si shembullore dhe të dedikuar pas fëmijëve të saj.

Disa orë para se t’i vinte flakën vetes, Prausner kishte postuar një foto me fëmijët e saj në Facebook, ku shkruante: “Të gjithë fëmijët e mi po flenë të qetë në shtretërit e tyre. E di që ata janë të dashur aq shumë sa do të bëja gjithçka për ta". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos