Shitet në ankand penda më e shtrenjtë në botë

Nga A2 CNN
22 Maj 2024, 18:45 | Bota

Shitet në ankand penda më e shtrenjtë në botë

Një tek pendë e një zogu të zhdukur në Zelandën e Re u shit në ankand për shifrën rekord të 28 mijë dollarëve.

Penda e zogut Huia parashikohej të shitej për 3000 dollarë, por ajo theu çdo pritshmëri, tregon Shtëpia e Ankandeve Webb.

Zogu Huia konsiderohej i shenjtë nga populli maori. Pendët e tyre vendoseshin në kokë nga drejtuesit e fiseve dhe shpesh herë dhuroheshin ose tregtoheshin.

Sipas Muzeut të Zelandës së Re, ekzemplari i fundit i këtij zogu shënohet të ketë jetë parë në 1907, për ka të dhëna dhe për disa vite më vonë.

Penda që u shit në ankand ishte në gjendje shumë të mirë dhe nuk shihej asnjë dëmtim nga insektet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos