Shkruan "ndihmë" në rërë dhe shpëtohet sërfisti i bllokuar në plazh

Nga A2 CNN
11 Qershor 2024, 16:37 | Bota

Shkruan "ndihmë" në rërë dhe shpëtohet

Një sërfist u bllokua në një plazh në jug të Davenport në Kaliforni. Ai shkroi fjalën "ndihmë" në rërë dhe u shpëtua. Piloti i një helikopteri privat që fluturonte mbi zonë e vuri re shkrimin dhe lajmëroi shërbimet e urgjencës.

Shkruan "ndihmë" në rërë dhe shpëtohet

Sportisti përdori disa gurë për të formuar fjalën ndihmë. Pasi u njoftuan shërbimet e urgjencës, helikopteri i Departamentit të Mbrojtjes nga Zjarri të Kalifornisë mbërriti në vend.

Shkruan "ndihmë" në rërë dhe shpëtohet

Në pamundësi për të zbritur në plazh, një burrë nga ekuipazhi në bord mori sërfistin duke u ulur me litar deri në sipërfaqen e ujit dhe kapi atletin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos