Me thirrjet "Rusi!", "Rusi!", mijëra qytetarë u mblodhën në “Sheshin e Kuq” të Moskës për të dëgjuar fjalimin e fitores së Presidentit Vladimir Putin, i cili çimentoi qëndrimin e tij në pushtet duke fituar 87.28 % të votave në zgjedhje.
Ajo çka ra në sy në koncertin për festimin e 10-vjetorit të aneksimit të Krimesë dhe suksesin në zgjedhje, ishte rreshtimi në të dy krahët e Putin i tre rivalëve të tij në zgjedhje.
Leonid Slutsky, Nikolai Kharitonov dhe Vladislav Davankov kënduan himnin së bashku me Putin, ndërsa kreu i Kremlinit iu drejtua turmës me fjalim patriotik, e tone kërcënuese ndaj Perëndimit.
“Kthimi në atdhe doli të ishte më i vështirë, më tragjik, por ia dolëm dhe është një ngjarje e madhe në historinë e shtetit tonë”, tha Putin para se të këndonte himnin kombëtar me turmën.
Putin The Great brings all 3 presidential candidates on stage, "all of whom have their own journey but all for 1 country."
— Ignorance, the root and stem of all evil (@ivan_8848) March 18, 2024
???????? Crimea at home - 10 year anniversary concert on the Red Square. pic.twitter.com/hTd6zmWmnF
Rusia aneksoi Krimenë në mars të vitit 2014 pas ndërhyrjes së forcave speciale të ushtrisë ruse. Në shtator 2022, Moska shpalli aneksimin e katër rajoneve të tjera ukrainase nën pushtimin e pjesshëm rus: Donetsk dhe Luhansk në Ukrainën lindore, Kherson dhe Zaporizhia në Ukrainën jugore.
Ndërkohë, Komisioni Qendror Zgjedhor i Rusisë në mënyrë të parashikueshme pretendoi një fitore dërrmuese të Putin në zgjedhje. Me 100 për qind të votave të numëruara, komisioni tha se Putin kishte fituar 87.28 për qind – shifra e tij më e lartë në cilindo nga katër proceset e mëparshme.
Komisioni zgjedhor pretendoi po ashtu se në rajonet ukrainase të pushtuara nga Moska, Kherson dhe Zaporizhzhia, Putin fitoi respektivisht 88.12 për qind dhe 92.95 për qind të votave. (A2 Televizion)