Shpërthime në disa rajone, Cameron në Ukrainë, fluturojnë raketat dhe dronët rusë

Nga Xhevahir Qardaku
16 Nëntor 2023, 15:32 | Bota

Shpërthime në disa rajone, Cameron në Ukrainë,

Ministri i ri i jashtëm britanik, David Cameron, zgjodhi Ukrainën për zhvillimin e vizitës së tij të parë jashtë vendit. Ai u takua në Kiev me presidentin Volodymyr Zelensky, të cilit i ofroi mbështetje për të rezistuar ndaj pushtimit rus.

“Jam këtu për t’ju thënë se do të vazhdojmë t'ju ofrojmë mbështetje morale, diplomatike dhe mbi të gjitha ushtarake”, u shpreh Cameron.

Ndërsa Zelensky u ankua sërish për vëmendjen që po i merr lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza. “Bota nuk është dhe aq e fokusuar në fushëbetejën në Ukrainë dhe kjo ndarje e fokusit nuk po na ndihmon”, tha lideri ukrainas.

Ndërkohë, në terren lufta vijon me një intensitet të shtuar. Raketat kanë shënjestruar disa rajone dhe nga shpërthimet raportohen dy viktima në Donjetsk. Gjithashtu, ushtria ukrainase njoftoi se ka rrëzuar së fundmi 16 dronë rusë nga 18 të lëshuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos