All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Tragjedi në Kinë, shkrumbohet nga flakët ndërtesa, mbi 25 viktima e dhjetëra të plagosur

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2023, 11:05 | Bota
Tragjedi në Kinë, shkrumbohet nga flakët ndërtesa, mbi 25
Pamje nga godina në flakë
All - Paragraf - 1

Të paktën 25 persona kanë ndërruar jetë, pasi zjarri përfshiu zyrat e një firme qymyri në Kinën veriore. Mësohet po ashtu se, dhjetëra punëtorë të tjerë mbetën të plagosur dhe janë dërguar për marrjen e ndihmës mjekësore.

Sipas mediave ndërkombëtare, flakët përfshinë ndërtesën 4-katëshe të kompanisë Yongju Coal, në qytetin Lvliang. Zyrtarët u shprehën se shërbimet e urgjencës arritën të evakuonin 63 persona.

All - Paragraf - 3

Shërbimet zjarrfikëse arritën ta vinin zjarrin në kontroll disa orë më vonë. Ende nuk dihet shkaku i këtij shpërthimi, ndërsa kujtojmë që aksidentet industriale në Kinë janë bërë të shpeshta muajt e fundit. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos