Shpërthimi gazit shemb katin e parë të hotelit, të paktën 21 të plagosur

Nga A2 CNN
9 Janar 2024, 08:23 | Bota

Të paktën 21 persona mbetën të plagosur si pasojë e një shpërthimi për shkak të një rrjedhje gazi në një hotel në vendosur në rrugën Fort Worth në Teksas.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka humbje jete, teksa 4 nga të plagosurit kanë marrë plagë më të rënda.

Dëmet raportohen tepër të mëdha, teksa shpërthimi theu xhamat edhe në ndërtesat e tjera që ndodheshin pranë hotelit.

Forca të shumta policie dhe zjarrfikësish rrethuan zonën, teksa janë ende të paqarta shkaqet e rrjedhjes së gazit.

Në momentin e shpërthimit, hoteli i kishte të gjitha dhomat e zëna, teksa në pjesën e jashtme të tij po bëhej një restaurim, por nuk mendohet që të ketë luajtur rol në këtë incident. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos