Shpresë në horizont për paqe në Gaza, një ekip negociatorësh mbërrin në Paris

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2024, 10:09 | Bota

Shpresë në horizont për paqe në Gaza, një ekip

Shpresa të reja për paqe në Gaza. Një ekip negociator mbërriti në Paris për bisedime rreth mundësisë për një pauzë të luftimeve.

Kjo është tentativa e radhës për gjetjen e një gjuhe të përbashkët mes palëve për t’i dhënë fund luftës pesë-mujore.

Delegacioni izraelit, në të cilin bëjnë pjesë krerë të shërbimeve inteligjente të brendshme dhe të jashtme, do të takohen me drejtorin e CIA-s, kryeministrin e Egjiptit dhe zyrtarët më të lartë të inteligjencës. Ky takim që mbahet në fundjavë është cilësuar si tentativa më serioze për javë të tëra për ta ndaluar luftën.

Presioni mbi Hamasin dhe Izraelin për t’i dhënë fund luftës po shtohet. Ekziston një shqetësim në rritje mes vëzhguesve se ofensiva e Izraelit në qytetin e Rafah-s, në jug të Gazas, mund të marrë akoma më shumë jetë mes civilëve. Dhe, fillimi i Ramazanit në më pak se tre javë mund të shkaktojë trazira në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Izraeli thotë se Hamasi ka katër batalione në/ rreth e qark Rafah-s, dhe se ofensiva mund të nisë nëse nuk arrihet së shpejti një armëpushim.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos