Pas takimit të Uashingtonit, Lavrov: Marrëveshje vetëm për sigurinë tonë

Nga Erjon Dervishi
19 Gusht 2025, 13:53 | Bota

Pas takimit të Uashingtonit, Lavrov: Marrëveshje vetëm për

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka reaguar për herë të parë pas përfundimit të Samitit të Uashingtonit me liderët e BE.

Lavrov theksoi se NATO nuk duhet kurrë më të zgjerohet drejt lindjes dhe shtoi se qëllimi i Rusisë nuk është pushtimi i territoreve por mbrojtja e popullit rus, shkruan A2 CNN.

"Dua të theksoj edhe një herë se nuk kemi folur kurrë për pushtimin e thjeshtë të disa territoreve. As Krimea, as Donbasi, as Novorossia si territore nuk kanë qenë kurrë qëllimi ynë. Qëllimi ynë ishte të mbronim njerëzit, popullin rus, i cili ka jetuar në këto toka për shekuj me radhë, i cili i zbuloi këto toka, derdhi gjak për to si në Krime ashtu edhe në Donbas, krijoi qytete - Odessa, Nikolaev, shumë të tjera, si dhe porte, fabrika, uzina. Ukraina është i vetmi vend në botë ku një gjuhë e caktuar është e ndaluar, por kjo "nuk shqetëson askënd".

Një ndalim i plotë i gjuhës ruse në të gjitha sferat duhet të shkaktojë alarm tek ata që mbrojnë parimet e demokracisë. Pa respektuar interesat e sigurisë së Rusisë, pa respektuar të drejtat e rusëve dhe atyre që flasin rusisht në Ukrainë, nuk mund të flitet për ndonjë marrëveshje afatgjatë. Samiti i Alaskës tregoi se administrata amerikane është sinqerisht e interesuar në zgjidhjen e krizës ukrainase, jo për ta përgatitur Ukrainën për konflikt, por për të siguruar që kjo krizë të mos ndodhë më kurrë”, tha Lavrov. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos