Shtrohet tapeti i kuq për Putinin në Alaskë, i pari mbërrin Donald Trump

Nga A2 CNN
15 Gusht 2025, 20:37 | Bota

Shtrohet tapeti i kuq për Putinin në Alaskë, i pari mbërrin

Skena është bërë gati në pistën e Bazës Ajrore Elmendorf për mbërritjen e Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin.

Një qilim i kuq është shtruar në formë L-je që udhëheqësit të ecin drejt një platforme që është etiketuar si "ALASKA 2025". Një mal i mbuluar me re në sfond plotëson tablonë.

Por karakteristika më mbresëlënëse është se ka katër avionë luftarakë F-22 Raptor janw rreshtuar pranë tapetit të kuq, ku do të parakalojnë dhe shtrëngojnë duart dy liderët.

Shtrohet tapeti i kuq për Putinin në Alaskë, i pari mbërrin

Presidenti i SHBA-ve ishte i pari që zbriti në Alaska, përpara takimit historik që pritet të vulosë fatet e luftës në Ukrainë.

Donald Trump zbarkoi në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Alaska me avionin presidencial, Air Force One, rreth orës 8:30.

Sakaq, autokolona e delegacionit rus me ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov, Siluanovin, Dmitrievin dhe Belousovin u largua nga hoteli në Anchorage, me sa duket për t'u drejtuar drejt sallës ku do të zhvillohet samiti.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos