Turqia raportohet se ka mbyllur pikat e saj kryesore kufitare në Sirinë veriperëndimore, pasi trupat turke u sulmuan nga sirianët. Zemërimi i sirianëve erdhi si rrjedhojë e dhunës së ushtruar kundër bashkatdhetarëve të tyre në Turqi.
Policia turke kishte njoftuar më herët arrestimin e afro 500 personave, pas sulmeve ndaj pronave dhe automjeteve siriane në disa qytete turke. Vendi tani është shtëpia e miliona refugjatëve sirianë dhe tensionet me komunitetet lokale janë rritur.
Të paktën katër persona u vranë në qytetin kufitar sirian të Afrinit, në një shkëmbim zjarri mes trupave turke dhe protestuesve të armatosur. Civilët sirianë të zemëruar kanë gjuajtur me gurë autokolonat turke dhe kanë rrëzuar flamujt turq.
(A2 Televizion)