Irani ka sulmuar sërish mbrëmjen e sotme Izraelin me raketa, pas sulmeve të një dite më parë.
Qytetet e goditura janë Jerusalemi dhe Tel Avivi, teksa sirenat e sulmeve ajrore kanë rënë vazhdimisht në qytet, shkruan A2 CNN.
Sipas raportimeve nga Sky Neës njerëzit vrapojnë drejt bunkerëve, të tmerruar dhe në kërkim të sigurisë.
Pamje të raketave janë raportuar mbi Tel Aviv, ku silueta të ndritshme janë parë duke kaluar nëpër qiellin e natës. Kjo shënon përshkallëzimin më të fundit të një krize që ka hyrë tashmë në ditën e tretë të bombardimeve të ndërsjella.
Izraeli ka vijuar ofensivën e tij ajrore në të gjithë territorin iranian, ndërsa rajoni përgatitet për një konflikt që pritet të zgjatet. Megjithë përpjekjet e liderëve perëndimorë për gjetjen e një zgjidhjeje, duket se ajo është ende larg. (A2 Televizion)