Sllovakia kërkon “Patriotët” për t’u mbrojtur

Nga A2 CNN
29 Janar 2024, 16:53 | Bota

Sllovakia kërkon “Patriotët” për t’u mbrojtur

Sllovakia pritet të nisë bisedimet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me blerjen e një sistemi Patriot të mbrojtjes nga raketat.

Gjatë një debati në televizionin RTVS, Ministri i Mbrojtjes, Robert Kalinak tha se Sllovakia donte të përfitonte një zbritje çmimi nga oferta amerikane e vitit të kaluar për blerjen e mundshme e helikopterëve sulmues.

Bratislava mund të përfitojë pasi i dha Ukrainës avionët e saj luftarakë MiG-29 të dalë nga shërbimi dhe një sistem të mbrojtjes ajrore të modelit S-300, pajisje luftarake të zhvilluara nga ish Bashkimi Sovjetik.

Vitin e kaluar Bratislava mori një ofertë amerikane për blerjen e 12 helikopterëve të rinj të modelit “Bell AH-1Z Viper” me një zbritje çmimi prej dy të tretash dhe një pjesë e vlerës së tyre të mbuluar nga programi amerikan për financimin e ushtrive të huaja, pasi Sllovakia i dërgoi Ukrainës avionët e saj të vjetër luftarak.

Sllovakia kufizohet me Ukrainën dhe ka qenë pjesë e përpjekjeve të NATO-s për të forcuar krahun lindor të aleancës. Një sistem Patriot nga Italia i stacionuar në Sllovaki do të largohet nga ai vend në muajin prill. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos