Një incident i frikshëm përfshiu një avion të United Airlines që po mbërrinte në aeroportin ndërkombëtar Newark të dielën.
Avioni goditi një shtyllë ndriçimi ndërsa kaloi mbi New Jersey për t’u ulur. Një raport paraprak tregon se një gomë nga sistemi i uljes së avionit goditi shtyllën e ndriçimit dhe më pas goditi një kamion. Shoferi pësoi lëndime të lehta. Avioni u ul në mënyrë të sigurt.
Ai po vinte nga Venecia e Italisë, me më shumë se dyqind pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit në bord. UnitedAirlines thotë se punonjësit do ta ekzaminojnë avionin për çdo dëmtim. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit do të hetojë incidentin. (A2 Televizion)