
Irani, pasi monitoroi shkatërrues të marinës amerikane në zonën e Ngushticës së Hormuzit, lëshoi paralajmërime dhe qëlloi të shtëna paralajmëruese, duke thënë se “pasojat e veprimeve të tilla të rrezikshme do të bien mbi armikun amerikano–zionist”.
Sipas zyrës së marrëdhënieve me publikun të ushtrisë, shkatërruesit amerikanë “fikën radarët e tyre” në Detin e Omanit dhe tentuan t’i afrohen Ngushticës së Hormuzit, përcjell A2CNN.
“Sapo i ndezën sërish radarët, u zbuluan dhe u përballën me një paralajmërim nga marina e Republikës Islamike të Iranit për rreziqet e shkeljes së armëpushimit,” thuhet në deklaratë.
Zyra shtoi se shkatërruesit amerikanë e injoruan paralajmërimin.
“Në këtë fazë, marina iraniane lëshoi një paralajmërim tjetër duke qëlluar raketa lundruese, raketa dhe dronë luftarakë si të shtëna paralajmëruese pranë mjeteve armiqësore,” raportoi agjencia e lajmeve IRIB. (A2 Televizion)