Qielli natën e sotme po shoqërohet nga një spektakël i rrallë astronomik, shkruan A2 CNN.
Hëna, e mbuluar nga hija e Tokës, ka marrë një ngjyrë të kuqërremtë, duke krijuar të ashtuquajturën “hënë e përgjakur”.
Fenomeni është i dukshëm edhe mbi Durrës, por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, duke dhënë një pamje magjike, përcjell A2 CNN.
Kujtojmë se fenomente të tilla natyrore ndodhin rrallë dhe shumë prej qytetarëve nxitojnë që t’i fotografojnë. (A2 Televizion)