Spektakël fishekzjarresh, Zelanda e Re, vendi i parë në botë që mirëpret Vitin e Ri 2024

Nga A2 CNN
31 Dhjetor 2023, 12:27 | Bota

Spektakël fishekzjarresh, Zelanda e Re, vendi i parë në botë

Zelanda e Re ka mirëpritur vitin e ri 2024, me një shfaqje mahnitëse, ikonike tashmë, të fishekzjarrëve në kullën Sky Tower të qytetit Auckland. Qytetarë dhe turistë të shumtë dolën në shesh dhe rrugë për të festuar ndërrimin e viteve.

Banorët e Kiribatit në Paqësor ishin të parët në planetin tonë që hynë në vitin e ri 2024. Më pas ndërruan vitet edhe në ishujt Samoa. Me qindra miliona njerëz pritet të marrin pjesë në festimet në mbarë botën në orët e ardhshme.

Turma të mëdha po mblidhen në Sydney të Australisë për një nga shfaqjet më spektakolare të fishekzjarrëve të Vitit të Ri në botë. Sapo ora të shënojë 12:00, tetë ton lëndë piroteknike do të lëshohen nga dy prej monumenteve më të njohura të Australisë, Ura e Portit dhe Shtëpia e Operës.

Spektakle shumëngjyrëshe dhe me lojëra dritash priten në shumë kryeqytete të vendeve të ndryshme të botës. Vendi i fundit që pret 2024 do të jetë ishulli Baker, vetëm 650 milje larg nga Kiribati, por që është 26 orë pas, për shkak të ndarjes së zonave kohore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos