310 të lënduar në një javë protesta, sot për ndihmë mjekësore një i mitur dhe gazetar i huaj

Nga A2 CNN
19 Tetor 2026, 21:43 | Aktualitet

310 të lënduar në një javë protesta, sot për

Ministria e Shëndëtësisë ka bërë një bilanc të të plagosurve gjatë protestës së zhvilluar sot, ku bëhet me dije se janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore 4 kalimtarë, mes të cilëve 1 efektiv, 1 protestues i mitur, dhe një përfaqësues i medias ndërkombëtare.  

Ky i fundit pas marrjes së shërbimit mjekësor ka lënë ambientet e spitalit, në gjendje jashtë rrezikut për jetën dhe me këshillën e mjekut.

Aktualisht, në SUT ndodhen 2 kalimtarë, të cilët po i nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme.

Një kalimtar i lënduar gjatë protestës është larguar pasi ka marrë trajtimin.

310 persona kanë marrë ndihmë mjekësore që prej nisjes së protestave më 13 tetor, mes tyre 191 punonjës policie, 88 protestues dhe 31 kalimtarë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos